Arbëri

Konjufca rezulton pozitiv me koronavirus

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Konjufca ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook për infektimin e tij.

“Qytetarë të dashur, miq të çmuar. Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19. Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike. Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm. Ju ftoj të gjithëve për kujdes dhe respektim të masave ashtu që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë të keqe pandemike në vendin tonë”, ka shkruar Konjufca.

Më herët gjatë ditës ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se është person kontakti dhe se është testuar.