Arbëri

Zv. kryebashkiakut të Beogradit i ndalohet hyrja në Kosovë

Delegacioni i Beogradit, me në krye zëvendës kryebashkiakun Goran Vesiq është ndaluar sot rreth orës 9 e 30 minuta në pikëkalimin kufitar midis Kosovës e Serbisë, Jarinë, nga policia e Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Policia e Kosovës, e cila vazhdon të qëndrojë në pikëkalimin kufitar, e forcuar me dy xhipa me policë të armatosur, nuk po e lejon Vesiqin të hyjë në territorin e Kosovës, transmeton Koha.net.

Policët e Kosovës pohojnë se vendimi për ndalimin e hyrjes së Vesiqit në Kosovë është marrë në kryeqytet dhe arsyetohet me faktin se ardhja e tij në Kosovë “përbën rrezik për sigurinë në Kosovë”.

Anëtarët e tjerë të delegacionit vazhdojnë vizitën në pjesën veriore të Mitrovicës të papenguar.

Vesiq ka thënë se kjo ndalesë nuk do ta pengojë Beogradin të, ndihmojë serbët në Kosovë. “Unë ndodhem në anën tonë të kufirit. Delegacioni i Beogradit që ishte nisur për në Mitrovicën e veriut është ndaluar nga Policia e Kosovës. Na prezantuan vendimin sipas të cilit mua personalisht më ndalohet hyrja në Kosovë, siç kanë thënë për shkak të rrezikimit të sigurisë kombëtare të shtetit”, siç e quan ai “të vetëshpallur”.

për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka dënuar ashpër vendimin e autoriteteve të Prishtinës që Vesiqit t’i ndalohet hyrja në Kosovë, duke shtuar se përbën shkeljen më të rëndë të marrëveshjes me të cilën rregullohet lëvizja e lirë, transmeton Koha.net.