Qeveria e Kosovës ka njoftuar se më 26 dhe 27 nëntor do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe ajo e Francës, me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave, me Kosovën që synon të bindë shtetin francez për t’ia mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Franca dhe Holanda janë vendet e vetme të zonës Schengen që kanë kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas njoftimit nga Qeveria, pas takimit teknik pritet edhe një takim politik në nivel të ministrive të brendshme.
Në nivel teknik kjo s’është hera e parë që Kosova diskuton me vende evropiane për liberalizimin. Në të kaluarën Kosova kishte pasur diskutime edhe me Gjermaninë, vend që përkrah liberalizimin.
-
20 nëntor 2020 16:29
-
Shpërndaje në: