Arbëri

Ahmeti: Qeveria e Kosovës i ka të mbledhura në Bankë Qendrore më shumë se 1 miliard euro

Descriptive Text

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Qeveria e Kosovës deri më sot i ka të mbledhura në banka qendrore nga ATK-ja dhe Doganat, e të pashpenzuara më shumë se 1 miliard euro.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se derisa në krejt botën po merret kredi për të futuar kapitan të shumënevojshëm në ekonomi, në Kosovë janë marrë para nga ekonomia dhe po mbahen në bankë. Pra, përveç krizës është marrë nga qytetarët dhe nuk është gjetur mënyrë të kthehen ato.

"Paradoksi më i madh i situatës në Kosovë që ka pasoja marramendëse tek ne! Shteti/qeveria i/e Republikës së Kosovës i ka në bankë qendrore të mbledhura nga ATK e Doganat e të pashpenzuara sot më 18 Nëntor 2020 më shumë se 1 (miliardë) Euro. Po, Po mirë e lexuat - 1 MILIARDË EURO! Prej vendimeve që qeverisë së kaluar për ndalimin e Investimeve Kapitale e deri te moslëvizja e qeverisë së tanishme janë akumuluar fonde marramendëse. Kur teoria kryesore në krejt botën është e shpenzimeve e kërkesës agregate, ne kemi shkuar në drejtimin e kundërt me kursime. Krejt bota merr kredi për të futur kapital të shumënevojshëm në ekonomi, ne kemi marr para nga ekonomia dhe po i mbajmë në bankë. PRA, përveç krizës ne kemi marr nga qytetarët dhe nuk kemi gjet mënyrë me e kthy. Ne s’paskemi nevojë as të kreditohemi as të shpikim shpenzime e transfere nga trusti. Vetëm gjysma e këtyre fondeve të kthehej në këtë periudhë përmes programeve kreative do të kishte ndikim të madh. Nuk është koha për konzervatizëm e kontabilitet. Është koha për kreativitet e shpenzim”, ka shkruar Ahmeti.