Arbëri

SHSKUK-ja shpall konkursin për pranimin e mbi 150 specialistëve

Descriptive Text

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me mbështetje të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ka shpallur konkursin për pranim të specialistëve, bëhet e ditur përmes një njoftimi në Facebook.

“Publikimi i konkursit është bërë në bazë të kërkesave nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, ndërsa është marrë për bazë shpërndarja racionale e specialistëve në të gjitha rajonet e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se për herë të parë SHSKUK-ja në konkurs ka përfshirë pranimin e specialistëve për Spitalin e Përgjithshëm në Podujevë.

Aplikimi mund të bëhet nga data 18 nëntor 2020 ( e mërkurë) deri më 2 dhjetor 2020.

Detajet e konkursit i gjeni këtu.