Arbëri

“Gjunjëzimi përballë virusit”, të dielën në Koha Ditore

Për kthesën e frikshme që ka marrë lakorja e të infektuarve me koronavirus, mungesën e investimit në klinika dhe masat pa efekt nis edicioni i së dielës në “Kohën Ditore”.

“Gjunjëzimi përballë virusit”, është titulli kryesor i temës së javës, ku shtjellohen problemet që Covidi i ka shkaktuar vendit.

Në rubrikën e intervistës, kryetari i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra, flet për sfidat dhe masat kundër përhapjes së COVID-19.

Rrëfimin për kampionët e pakontestuar të shekullit të kaluar nga klubi i boksit ‘’Prishtina’’ mund ta lexoni në dy faqe të kësaj javoreje.

Ndërkohë, në kulturë mund ta lexoni rrëfimin e Flaka Kokollit, animatore e transformimit të realitetit në një botë të pafundme.

Monumenti sjell rrëfimin e Fahri Krasniqit si drugdhendës i suvenirëve tradicionalë në miniaturë dhe për aksidentin që ia ndryshoi jetën në moshën 7-vjeçare.

Rrëfimin e Nazmi Gripshit, që pas trofeve në Shqipëri synon edhe trofetë kosovarë mund ta lexoni në rubrikën e sportit bashkë edhe me rrëfimin e vëllezërve Muçolli, të ndarë në ekipe e të bashkuar te Shqipëria U-21.

Po ashtu mund të lexoni shumë artikuj të tjerë të veçantë, që kanë bëjnë me filmin, muzikën, shëndetësinë e teknologjinë.