Arbëri

Qendra e Studentëve në Prishtinë sot publikon listën e studentëve të pranuar

Descriptive Text

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar të gjithë aplikuesit se më 13 nëntor do t'i publikojë rezultatet e pranimit të studentëve për vitin akademik 2020/2021.

Rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të QS-së dhe profilin në Facebook.

Përmes një komunikate, QSP-ja bënë me dije se që nga 26 tetori deri më 7 nëntor, kanë aplikuar 4300 studentë.

"Për shkak të gjendjes së pandemisë me COVID-19, këtë vit kapaciteti për banim në konvikte është rreth 1600 vende”, thuhet në komunikatë.