Arbëri

Hoti nis ditën në Infektivë, premton plotësimin e të gjitha kushteve në shërbimin spitalor

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka nisur ditën në Kliniken Infektive në QKUK.

Ai nga atje, ka premtuar mbështetje për stafin mjekësor, duke shtuar se do t’iu qëndrojnë afër punëtorëve shëndetësorë dhe do t’i plotësojnë të gjitha kushtet në shërbimin spitalor.

“Bashkë me ministrin dhe drejtorin do të jemi këtu për të u siguruar për të gjitha veprimet që duhet të merren për t’iu dalë në ndihmë atyre që marrin trajtim”, ka thënë ai.

Në klinikën infektive sot janë duke u trajtuar 106 pacientë me COVID-19, 70 për qind e tyre në oksigjenoterapi dhe gjashtë pacientë me respirator.