Arbëri

Kuvendi sot voton për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike

Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë sot në lexim të dytë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Seanca nis në orën 11:00.

Seanca e jashtëzakonshme e sotme vjen menjëherë pas paralajmërimeve të ditës së sotme lidhur me shtrëngimin e masave anti-Covid dhe paralajmërimet për mbyllje totale të shtetit.

Kundër mbylljes totale janë të gjitha bizneset dhe pjesa dërmuese e qytetarëve që kanë paralajmëruar protesta në rast se ndodh kjo.

Megjithatë, kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe krerët e institucioneve të tjera shëndetësore po mendojnë për një mbyllje tjetër totale si ajo e fillimit të pandemisë në Kosovë.

Ky është njoftimi i plotë i Kuvendit të Kosovës.