Arbëri

Shteti s’i lë me xhepa zbrazët zyrtarët, ua paguan mëditjet për punëtoritë brenda vendit

Zyrtarët shtetërorë nga ky nëntor do të mund të përfitojnë mëditjet për punëtoritë që ministritë apo agjencitë shtetërore do t’i organizojnë në vend.

Si pasojë e COVID-19, shteti s’po arrin të organizojë punëtori jashtë vendit. Megjithatë, Ministria e Financave ka vendosur të mos i lërë me xhepa të zbrazur zyrtarët shtetërorë, duke ua mundësuar të përfitojnë përmes punëtorive brenda territorit të Kosovës.

Në një vendim të marrë më 5 nëntor, Ministria e Financave ka vendosur që zyrtarëve të ministrive dhe agjencive që marrin pjesë në punëtoritë e organizuara brenda Kosovës t’ua ndajë nga 16 euro për një ditë të plotë, dhe dy herë nga tetë euro për ditën e nisjes dhe të kthimit nga punëtoria.

Sipas vendimit të siguruar nga KOHA, maksimumi i ditëve për të cilat do të mbulohen shpenzimet brenda një muaji, nuk mund të kalojë shtatëditëshin.

Deri tash shteti paguante mëditjet vetëm për punëtoritë e organizuara jashtë vendit.

Procesi për kryerjen e pagesave është i ngjashëm me ato që kryheshin për udhëtimet jashtë vendit, por që tash s’po mund të organizohen për shkak të COVID-19.

Image

Image