Arbëri

Historia e rënies së Telekomit, tema e javës këtë të diel në KOHA Ditore

Me Telekomin si ndërmarrje që dikur gjeneronte më së shumti të hyra në vend, e që sot nuk është as aset nacional, nis tema e javës në edicionin e së dielën në “Koha Ditore’’.

Në artikullin e titulluar “Historia e rënies së Telekomit” shtjellohet se si keqmenaxhimi, mungesa e llogaridhënies, depërtimi i shpejtë i operatorit të dytë, e aktivizimi i operatorit të tretë virutal që funksiononte me infrastrukturën e PTK-së, e dërguan në zgrip Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Në rubrikën e intervistës, inxhinieri i telekomunikacionit, Ali Mehmeti, flet për kontratat e dëmshme, punësimet familjare e politike, si dhe qiratë e panevojshme që tjetërsuan të hyrat e PTK-së.

Për atë se çfarë hanë kosovarët dhe a ka ndryshuar mënyra e të ushqyerit të tyre, lexoni në dy faqe të kësaj javoreje.

Nga Bota vjen rrëfimi se si pandemia ua ndryshoi evropianëve dinamikën e jetës.

E në kulturë vjen Tringa Sadiku me rrëfimin e saj për gërshetimin e arteve dhe ikjen në një realitet tjetër.

Rubrika “Monument” sjell rrëfimin e Shefqet Lahut, rrobaqepësit të dy kohëve, modernes dhe kohës kur, sipas tij, mjeshtri çmohej më shumë.

Sporti këtë javë flet për Bledar Devollin, që në Kosovë kthehet për ta vazhduar punën aty ku e la, në Superligë, për Alban Ramadanin që la Zvicrën për ekipin e Llapit si dhe për futbollin si mjet ndihmese për luftimin e vetëvrasjes në Arktikun kanadez.

Po ashtu, mund të lexoni shumë artikuj të tjerë të veçantë, që kanë bëjnë me filmin, muzikën, teknologjinë dhe enigmatikën.