Arbëri

Hashim Thaçi mbërrin në selinë e EULEX-it

Tashmë ish-presidenti Hashim Thaçi, ka mbërritur në selinë e EULEX-it, prej nga pritet të udhëtojë drejt selisë së Gjykatës Speciale në Hagë.

Thaçi është dërguar në selinë e EULEX-it me një veturë private para pak çastesh. Vetura më pas është larguar me Bekim Çollakun në të. Çollaku ishte shef i kabinetit të Thaçit.