Arbëri

Ministri Blendi Klosi infektohet me COVID-19

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi është infektuar me koronavirus. Njoftimin e dha vetë Klosi në “Facebook”. Ai gjen rastin për t’u bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë masat.

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet!”

Disa ditë më parë pozitive rezultoi edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku/VP.