Arbëri

Sherifi: Skenat në shtëpinë e Krasniqit të panevojshme dhe traumatike për familjen

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Jakup Krasniqi gjithmonë iu është përgjigjur ftesave të Gjykatave Ndërkombëtare.

Ai i ka quajtur të panevojshme skenat të cilat janë bërë sot në shtëpinë e Jakup Krasniqit

“Prandaj sot skenat që po i shohim kanë qenë të panevojshme dhe traumatike për familjen. Nisma beson në luftën e drejtë për liri e pavarësi të Krasniqit. Ne jemi të bindur që askush dhe asgjë nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Nisma konsideron që veprimet e sotshme nuk kanë qenë të nevojshme, sepse ka mundur të ftohet dhe ai do të shkonte.

Sherifi ka thënë se Kosova ka zhvilluar luftë të drejtë dhe ajo ka qenë viktimë e gjenocidit.

“Kuvendi e presidenca duhet të jenë në funksion të përgjegjësive të veta. Ne jemi të vetdijshëm që beteja do të zhvendoset në sallat e gjykatave dhe institucionet duhet të përgatiten që të gjithë ata që do të ballafaqohen me këtë padrejtësi, të kenë përkrahje”, ka thënë ai.