KQZ-ja dhe PZAP-i nuk po arrijnë të merren vesh për mënyrën e shpërndarjes nëpër komuna të Kosovës të formularëve për ankesa që i ka bërë PZAP-ja e që deri tash i ka shpërndarë KQZ-ja, raporton KTV.
Sipas kryeshefit të sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku kërkesa e tyre për ndihmë këtë herë është injoruar nga KQZ-ja. Por, një version tjetër nga ai i Deskut e ka kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi.
Ai e ka akuzuar Mul Deskun se ka dashur t’i kontrabandojë materialet e pa asnjë marrëveshje me KQZ-së t’i dërgojë nëpër komuna të Kosovës.
Ai thotë se disa herë e ka lutur për takim kryeshefin e sekretariatit të PZAP-së, por nuk i është përgjigjur takimit.
Secili qytetar që vëren parregullsi dhe dëshiron t’i raportojë ato në ditën e zgjedhjeve e ka mundësinë që përmes një mesazhi telefonik falas të raportoj gjithçka që sheh në ditën e zgjedhjeve në numrin 500 88, projekt ky i disa organizatave joqeveritare në Kosovë.
-
9 qershor 2017 19:26
-
Shpërndaje në: