Arbëri

Gruaja Demokratike qëndroi në Besianë

Në ditën e fundit të fushatës elektorale, Autobusi Fillimi i Ri, ndaloi në Besianë, Atje Gruaja Demokratike e PDK-së zhvilloi takim me Degën e GD-së në Besianë, e të cilës i prin kryetarja, Vjosa Sheholli, njpftpn kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Takimin e udhëhoqi Dr. Flora Brovina, nënkryetare e PDK-së, e cila me këtë rast theksoi se gratë duhet të jenë pjesa thelbësore e fitores historike, fitores së Fillimit të Ri, për fuqizimin e gruas dhe rinisë, për zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e vendit.

“Votoni, ftoni të gjitha gratë të votojnë për PDK-në, për të ardhmen e vet. Më 11 Qershor është dita e kthesës, dita e fitores së PDK-së. Ne, jemi krenare me kontributin tonë për fitore. Votoni liderin tonë Kadri Veseli duke rikonfirmuar vizionin, platformën dhe vendosmërinë e tij dhe të PDK-së për Kosovën e zhvilluar, Kosovën euro-atlantike”, theksoi ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.