Arbëri

Lajçak: Sot kemi bërë edhe një hap drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse normalizimi

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se sot është bërë edhe një hap para drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse normalizimi.

“Sot kemi bërë edhe një hap drejt një marrëveshjeje gjithpërfshirëse normalizimi, duke e mbajtur raundin e dytë të bisedimeve për pretendimet financiare dhe pronat. Dhe është hera e parë që krye-shefi negociator serb Petar Petkoviq i është bashkuar diskutimeve. Do të vazhdohet së shpejti”, ka shkruar Lajçak në Twitter.