Arbëri

Veliu refuzon të raportojë për shkarkimin e Qalajt dhe shfuqizimin e Task-forcës

Descriptive Text

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka refuzuar të raportojë para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me shkarkimin e ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe shfuqizimin e Task-forcës Antikorrupsion.

Mungesa e tij është kritikuar nga anëtarët e Komisionit, duke u cilësuar si papërgjegjësi.

Kryetarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Fatmire Kollçaku, ka thënë se Veliut i janë ofruar dy data për raportim, ndërsa arsyetimi i tij ka qenë se ka agjendë.

Në anën tjetër, në mbrojtje për mos prezencë të Veliut në Komision, ka dalë bashkëpartiaku i tij, Hatim Baxhaku. Ai ka thënë se ministrit Veliu duhet t’i jepen dy ose tri data siç ka kërkuar dhe nëse nuk përgjigjet, duhet të ftohet në Kuvend për interpelancë.

Lidhur me shuarjan e Task-forcës për luftimin e korrupsionit, kryetarja Kollçaku ka propozuar që të krijohet një komision hetimor parlamentar.

“Meqenëse nuk kemi arritur ta kemi sot ministrit këtu ne duhet të bëjmë një zgjidhje mendoj se ne si deputet meqenëse unë kam një propozim për ju si deputet për të iniciuar një komision hetimor. Nevojitet komisioni i përhershëm I Kuvendit të Kosovës dhe t’i ketë 6 deputetë apo 1/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës ne nuk jemi komisioni i përhershëm jemi si komisioni funksional. Por ne si deputet anëtarë i të gjitha subjekteve politike kemi mundësi që përmes gjashtë deputetëve apo komisionit të vendosin firma për inicim të një komisioni hetimor parlamentar lidhur me këtë vendim të pasqaruar nga qeveria që ka marr vërejtje të shumta në të gjitha nivelet”, ka theksuar Kollçaku.

Bashkëpartiaku i saj, Rexhep Selimi ka thënë se për mos ardhjen për raportim të ministrit Veliu, duhet komisioni dhe deputetët t’i ndërmarrim tri veprime.

Ai tha se Task-Forca për luftimin e korrupsionit është shuar në momentin kur më së shumti është dashur për luftimin e kësaj dukurie. Selimi tha se ministri i Punëve të Brendshme duhet të jap sqarime dhe të tregojë motivet reale për shkarkimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.