Arbëri

Arratiset 'Hitleri grek’, kërkime edhe në Shqipëri

Descriptive Text

Mediat greke raportojnë se nënkryetari i Agimit të Artë Christos Papas i cili njihet si "Hitleri grek", është arratisur pas urdhër arrestit ndaj tij. Hetimet po zgjerohen në Shqipëri dhe Itali pasi policia nuk përjashton mundësinë që ai të ketë ikur në një vend fqinj.

Përveç kësaj, avokati i tij në një intervistë për televizionin SKAI, nuk u përgjigj nëse klienti i tij është apo jo në Greqi dhe theksoi se ai nuk ka biseduar me të, sepse nëse një gjë e tillë do të ndodhte autoritetet do ta kishin më të lehtë për ta gjetur. Christos Papas është dënuar nga gjykata greke me 13 vjet e 3 muaj burgim.