Arbëri

Asnjë i vdekur nga COVID-19 sot në Kosovë, 159 raste të reja

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 nuk është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, derisa janë konfirmuar 159 raste të reja.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ndërkaq sipas tij, sot është shënuar numër rekord i testimeve.

“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”, ka thënë ai.

Ndërkaq Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 17.422 raste nga 83.923 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 58 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.894 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.871.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 34 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.