Arbëri

Këshilli i Sigurimit i KB diskuton sot për Kosovën

Ambasadorët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojnë sot raportin gjashtëmujor të shefit të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres mbi gjendjen në Kosovë.

Mbledhja paraprake e Këshillit të Sigurimit në të cilën është diskutuar për Kosovën është mbajtur online më 24 prill dhe atëherë është prezantuar raporti i shefit të UNMIK-ut, Zahir Taninit, transmeton Koha.net.