Arbëri

Daka: Ende s’e kemi pranuar dekretin për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Foto: Driton Paçarada/ Koha Ditore

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se KQZ-ja ende nuk ka pranuar dekretin e presidentit për shpalljen e zgjedhjeve në Podujevë dhe veri të Mitrovicës.

“Dekreti për shpallje të zgjedhjeve qarkullon nëpër media mirëpo ne nuk e kemi në duar, pa dekret zyrtar nuk mundem me diskutu dhe me ju jap informatë tjetër përveç kësaj. Ndërkohë kur ta kemi dekretin do t’ia keni të gjithë dhe do te vazhdojmë pastaj me procesin sipas procedurave për shpallje të zgjedhjeve”, tha Daka në mbledhjen që po mbahet në KQZ./ksp