Arbëri

Bajram Rexha merr detyrën e u.d. të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës

Bajram Rexha ka marrë detyrën e Ushtruesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës.

Përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës, Rexha pranoi detyrën nga ish u.d, i Drejtorit të Përgjithshëm, Ibrahim Xhaka.

Rexha erdhi në këtë pozitë, pas vendimit të kryeministrit Avdullah Hoti, për shkarkimin nga detyra të Ibrahim Xhakës.

“Me qëllim të zbatimi të vendimit 212/2020 të datës 16 tetor 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht të Kryeministrit sot në Doganën e Kosovës është organizuar ceremonia zyrtare e pranim dorëzimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.