Arbëri

Lajçaku takohet edhe me Kurtin

​Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në selinë e këtij të fundit, diplomati evropian për rreth një orë pritet të diskutojë për dhe ecurinë dhe vazhdimësinë e deritanishme të dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërkohë mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, transmeton kp.

Pas takimeve me krerët institucional, Lajçak gjatë tërë ditës pritet të takojë edhe liderët tjerë partiakë në vend.