Arbëri

Nesër, testi i afatit të dytë të Maturës Shtetërore

Descriptive Text

Për rreth 8.300 nxënës që e janë paraqitur Maturën Shtetërore 2020, nesër (e shtunë, 10:00), do të mbahet testi i afatit të dytë në 84 qendra në gjithë Kosovën.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se i ka bërë të gjitha përgatitjet që edhe afati i dytë i këtij testi, i cili këtë vit po mbahet në kushte të pandemisë COVID-19, të shkojë sipas planifikimit.

Komisioni Shtetëror i Maturës bëri të ditur se në këtë proces do të jenë të angazhuar 252 komisionerë, 900 administrues dhe 84 mbikëqyrës.

Testi do të mbahet nën masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në proces. \ Kp