Arbëri

Thaçi niset për në Washington

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit disaditor në Evropë, është nisur për në Washington.

Arsyeja e kësaj vizite ende nuk është bërë e ditur. Megjithatë këshilltari politik i tij, Ardian Arifaj, e ka konfirmuar për KOHËN se Thaçi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Presidenti është nisur në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Arifaj shkurt për KOHËN, pa dhënë detaje të tjera rreth vizitës.

Thaçi ditë më parë nga Brukseli ka kërkuar që të vazhdojë procesi i dialogut me Serbinë.

“Dialogu s’ka alternativë”, kishte shkruar ai në Twitter pas takimit atje me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Thaçi shkon në Washington pas tre muajsh, kur ai ishte kthyer ende pa mbërritur atje, për shkak të publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.