Arbëri

Pesë tërmete gjatë natës në Shqipëri

Gjatë natës janë shënuar pesë lëkundje toke, ku si epiqendër kanë pasur Detin Adriatik.

Lëkundjet kanë pasur magnituda të ndryshme ku lëkundjet më të fuqishme ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës rihter, e shënuar pak pas mesnate. Lëkundjet e tjera ishin me magnituda: 3.6; 2.6; 2.6; 4.2.

Kujtojmë që lëkundja më e fuqishme kishte thellësi 10 km dhe u ndje në disa qytete si Durrës, Tiranë, Shkodër, Lezhë dhe Laç.

Ndërkohë sipas EMSC lëkundjet me magnitudë 4.6 u cilësuan si lëkundje të shkallës 3.