Arbëri

Mot i ndryshueshëm në Shqipëri

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, pa përjashtuar mundësinë për reshje në afate të shkurtra kohore.

Gjatë pasdites vranësirat do të largohen duke i lënë vendin motit të kthjellët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 15°C, në zonat e ulëta nga 12ºC në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 24°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.