Arbëri

GLPS: Raporti i vendit për vitin 2020, nuk shënon asnjë përparim në procesin integrues

Descriptive Text

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka evidentuar gjetjet e raportit të vendit për vitin 2020. Arbëreshë Loxha, drejtore ekzekutive në GLPS, thotë se edhe në vitin 2020 ka vazhduar qasja neglizhente e Qeverisë ndaj procesit integrues, raporton KOHA.

"Ne në vazhdimësi kemi monitoruar procesin e përmbushjes së kritereve të Strategjisë së Zgjerimit për Kosovën që nga viti 2012. Raporti për shtetin për vitin 2020 nuk përbën ndonjë risi në vlerësimin e përgjithshëm të defekteve të institucioneve të Kosovës, dhe mendojmë që po neglizhohet njëjtë sikur që është neglizhuar në 10 vitet e fundit", tha ajo.

Sipas GLPS-së, Raporti nuk vëren progres serioz në fushë të procesit integrues, duke dëshmuar kështu që Qeveria vazhdon të jetë seriozisht e pafuqishme politikisht dhe e paaftë për të adresuar listën e reformave kyçe në procesin integrues.

"Raporti sipas GLPS-së nuk ka identifikuar po ashtu ndonjë iniciativë serioze të reformave që ka ndërmarr qeveria. Kjo sipas tyre nënkupton që sistemi i qeverisjes në vend vazhdon të ushtroj mandat që ruan status quo-n", tha Loxha.

Kurse Njomza Arifi, menaxhere e programeve në GLPS, thotë se Raporti për vitin 2020 shpërfaq moskoordinim ndërmjet dikastereve qeveritare.

"Raporti thekson që ekziston një strukturë e dobët horizontale e kodinimit ndërmjet ministrive, që e bën veprimin e përbashkët qeveritar të dobët dhe të bazuar në qasje individualiste të ministrive, e shpeshherë të çakorduar në funksionon partiak", ka thënë Arifi.

Sipas GLPS-së edhe Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë objekt i përçarjeve të thella, të tilla që e bëjnë shumicën parlamentare të paaftë për të kontrolluar qeverinë, apo për të mbështetur reforma të thella institucionale.