Arbëri

Bien temperaturat në Shqipëri

Kosova do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Vranësirat do të jenë të dendura dhe herë pas here do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin, ku në zonat perëndimore reshjet do të jenë me intensitet më të lartë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26°C.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor- Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.