Arbëri

Përfundon intervistimi i Agim Çekut në Speciale

Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të UÇK-së, Agim Çeku, nga Gjykata Speciale.

Çeku në cilësinë e të dyshuarit ka dhënë intervistë para Prokurorit të Speciales. Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, avokati i tij, Artan Qerkini.

“Z.Çeku është paraqitur para Prokurorit sot me datën 28.09.2020. Intervistimi i tij ka përfunduar. Kjo është e tëra që mund të ju them për momentin”, tha Qerkini për KOHËN.

Sot paraqitjen e parë do ta bëjë edhe Salih Mustafa, i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale.