Arbëri

Hoti: Vendit i nevojitet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar

Hoti: Vendit i nevojitet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot është takuar me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me të cilët ka biseduar për gjetjen e një zgjidhjeje pas gjendjes së krijuar në arsimin parauniversitar të kësaj komune, si pasojë e mosvijimit të procesit mësimor nga nxënësit e disa shkollave.

Hoti ka theksuar se vendit i nevojitet një strategji nacionale e reformimit të sistemit arsimor parauniversitar.