Arbëri

Misioni i përbashkët i ekspertëve epidemiologjikë nga Gjermania vjen në Kosovë për dy javë

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Nesër, misioni i përbashkët i ekspertëve epidemiologjikë nga Gjermania, "Joint Robert Koch Institute / EMT / GOARN mission to Kosovo" do të vijë në Kosovë.

Ky ekip do të qëndrojë për dy javë në Kosovë, për të ofruar ndihmë në lidhje me nevojat COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në një komunikatë.

Me këtë rast, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës do të mbahet ceremonia e pritjes së tyre, nesër nga ora 10:00.

Misioni i ekspertëve, drejtohet nga dr. Andreas Jansen.