Arbëri

Zemaj para fillimit të vitit të ri shkollor bën thirrje për respektim të masave ndaj COVID-19

Descriptive Text

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë thirrje për kujdes para fillimit të mësimit.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thwnw se duhet pasur kujdes të shtuar gjatë shkuarjes dhe ardhjes në shkolla, duke porositur për respektim të rregullave për pengimin dhe luftimin e pandemisë.

“Respektimi i këtyre rregullave do të sjell vit të suksesit edhe në mësimnxënie, edhe për shëndetin e nxënësve, për ne si prind dhe për arsimtarët. Covid-19 tashmë është mes nesh, duhet të kemi kujdes, duke iu përmbajtur rekomandimeve, ne duhet të vazhdojmë me sukses mësimin në shkolla, të fitojmë edhe betejën kundër virusit e gjithsesi edhe betejën për dije”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka uruar për fillimin e vitit të ri shkollor i cili do të fillojë nesër për një pjesë të nxënësve.

Thirrje për kujdes ka bërë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Instituti Kombëtar është në mbikëqyrje të vazhduar të situatës epidemiologjike e në veçanti prioritet e ka shëndetin e fëmijëve. Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin në kohë reale. Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes te fëmijët do të hulumtohet dhe gjurmohet menjëherë’, thuhet në njoftim.