Arbëri

Likaj e Shahini prezantojnë platformën e përbashkët digjitale të arsimit parauniversitar

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini, kanë prezantuar sot platformën e përbashkët digjitale të arsimit parauniversitar të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo platformë, ministrja Besa Shahini tha se është online dhe gjenden të gjitha videot e xhiruara nga mësimdhënësit në Kosovë e Shqipëri.

"Përveç videove që ekzistojnë, mund të zhvillohet edhe pjesa tjetër e mësimit qe zhvillohet në Kosovë. E mira e kësaj është që të shohim leksionet në të dy vendeve dhe metodologjinë e tyre. Me qëllim të përmirësimit të cilësisë se arsimit të të dy vendeve", ka theksuar Shahini.

Ministri Ramë Likaj tha se marrëveshja e cila është përgatitur është në kuadër të bashkëpunimit mes dy ministrave në Kosovë dhe Shqipëri

"Në kuadër të kësaj marrëveshje është platforma digjitale që dhurohet falas nga ministria e Shqipërisë. Jemi para një sfide të gjitha pra organizimi i mësimit në kushte pandemia. Prindërit dhe mësimdhënësit t'i udhëzojnë fëmijët e tyre që të kujdesin për shëndetin e përgjithshëm. Të gjithë jemi të sfiduar, dhe kemi bërë përgatitjet i pamë edhe sot këtu në shkollë", është shprehur Likaj.

E ministrja Besa Shahini, tha se disa shkolla janë hapur në Shqipëri, por që viti i ri shkollor do të fillojë me datën 14 shtator.

"Jemi të vetëdijshëm që hapja e shkollave do të rrit numrin e të infektuarve. Meqë është me interes kombëtar kthimi në banka shkollor, duhet të jemi të gatshëm që të organizojmë mësimin në kushte shtëpie. Ta shfrytëzojmë këtë moment kaq të vështirë për diçka të mirë për digjitalizimin e mësimit. Kemi të domosdoshme dhe të nevojshme që nxënësit mos te mbesin prapa me mësime", ka shtuar ajo.

Ministri Ramë Likaj tha se dje kanë pasur takime me kolegjiumin e DKA-ve dhe kanë vizituar 30 komunat e Kosovës për të parë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Sipas tij, pjesa dërrmuese e tyre përmbushin kriteret për fillimin e mësimit. Tha se nesër do te dalin me një vendim përfundimtar, por që sipas tij pjesa më e madhe e shkollave përmbushin kushtet./KSP