Arbëri

Rakiq takon shefin e EULEX-it, dakordohen për bashkëpunim të mëtejshëm

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, u takua sot dhe bisedoi me shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wiegmark.

Takimi u përqendrua në temat aktuale, situatën aktuale në Kosovë, pandeminë dhe rëndësinë e negociatave në Uashington dhe Bruksel.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të mirë, zyrtarët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm në të mirë të të gjithë qytetarëve.