Arbëri

Radhë kilometrike edhe dje në Rrugën e Kombit

Largimi i pushuesve kryesisht i kosovarëve nga bregdeti, ka sjellë fluks të lartë automjetesh në Rrugën e Kombit pasditen e djeshme.

Nga kryqëzimi i rrugës së Shëngjinit drejt Milotit dhe përgjatë Rrugës së Kombit është krijuar trafik i rënduar.

Sipas informacioneve, në Rrugën e Kombit nga Miloti në Rubik është krijuar radhë kilometrike automjetesh/Shqiptarja.