Arbëri

Mot i ndryshueshëm në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Foto: KOHA

Gjatë këtyre dy ditëve të vjeshtës meteorologjike Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

ISHMK-ja bën të ditur se në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm.

“Riga lokale shiu priten në disa pjesë veriore të Dukagjinit, kurse pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell. Të enjten shi me intensitet të ulët, pritet të ketë edhe në pjesën e rrafshit të Kosovës, i përcjellë edhe me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lë lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.