Arbëri

Sot vazhdon dialogu në Bruksel – temë: ekonomia

Më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, sot në Bruksel, do të zhvillohet raundi i ri i bisedimeve në nivel ekspertësh.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur të mërkurën se në takimin e sotëm do të diskutohet për çështje të bashkëpunimit ekonomik.

Delegacionin e Kosovës pritet ta drejtojë Koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni.

Ky takim do t’i paraprijë një takimi tjetër të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, po ashtu në Bruksel.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, rifilloi më 16 korrik, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën ndaj mallrave serbe.

Një takim tjetër mes liderëve të Kosovës e Serbisë, po ashtu për çështje ekonomike, pritet të mbahet më 4 shtator në Uashington.