Arbëri

Marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë rreth dy milionë euro për menaxhimin e COVID-19

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami dhe drejtoresha për Kosovën e Bankës Botërore Linda van Gelder kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Grantit për projektin “Financimi i Emergjencës së Pandemisë”, në vlerë prej rreth 2 milionë euro.

Siç është bërë e ditur nga një njoftim për media, ky projekt ndihmon sistemin shëndetësor në Kosovë duke forcuar kapacitetet në zbulimin e COVID-19.

se projekti përfshin blerjen e pajisjeve diagnostikuese, pajisjeve laboratorike dhe pajisjeve tjera të nevojshme për gjurmim sa më të shpejtë të kontakteve.

“Ky projekt do të ndikojë poashtu në forcimin e sistemit të mbikëqyrjes së sëmundjeve dhe laboratorëve të shëndetit publik. Ky projekt dhe financim i kontribuon kredisë së nënshkruar dhe ratifikuar së fundmi me Bankën Botërore për ‘Projektin Emergjent COVID-19 për Kosovën’, në vlerë prej 46 milionë euro.