Arbëri

Parashikimi i motit për nesër dhe pasnesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër dhe pasnesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, më të theksuara për gjatë relievit malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius”, njofton IHK-ja.

Tutje, IHMK njofton se indeksi UV do jetë në vlera të larta.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK-së.