Arbëri

Specialja fton edhe një pjesëtar të UÇK-së, Eset Ujkanin

Vazhdon të rritet numri i të ftuarve nga Gjykata Speciale. Sot ka marrë ftesë edhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Eset Ujkani, ka bërë të ditur Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së përmes një postimi në Facebook.

Nuk është bërë e ditur nëse është ftuar si dëshmitar apo si i dyshuar.

Dje, ftesa nga Specialja morën edhe deputeti Haxhi Shala dhe Ziadin Hoxha.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Eset Ujkani, Eseti si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhe!”, ka shkruar Gucati.