Arbëri

Nexhmi Rudari shërohet nga COVID-19

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, është shëruar nga COVID-19.

Rudari nëpërmjet rrjetit social Facebook ka thënë se nga nesër do të kthehet në punë, pasi ndjehet mirë me shëndet.

“Me shëndet jam shumë mirë dhe nesër do të rikthehem në punë, për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve llapjanë”, ka shkruar ai.

Rudari kishte njoftuar më 12 gusht se ishte infektuar