Arbëri

Katër të vdekur e 178 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

178 raste të reja me koronavirus dhe katër të vdekur ka shënuar Shqipëria të hënën.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 81 persona të tjerë.

Deri më tash, në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë 8605 persona, nga të cilët 4413 janë shëruar ndërsa kanë vdekur 254 të tjerë.

Raste aktive janë ende 3938.