Arbëri

Në Spitalin e Pejës, 16 pacientë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, po trajtohen 63 pacientë të prekur me COVID-19, e prej tyre 16 janë në gjendje të rëndë, është bërë e ditur përmes një njoftimi të hënën.

Sipas njoftimit, 49 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse tre të tjerë në respiratorë.

Nga stafi mjekësor, janë pesë mjekë të infektuar me koronavirus, 15 infermierë dhe pesë punëtorë nga stafi joshëndetësor.

Ndërkohë në Spitalin e përgjithshëm në Gjakovë, po trajtohen 43 pacientë me COVID-19. Ky institucion shëndetësor bën ntë ditur se 28 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse pesë të tjerë në respiratorë.