Arbëri

Në Spitalin e Pejës, 16 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 58 pacientë me COVID-19, ndërkohë që 16 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit, 43 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse dy në respirator. Gjashtë pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, edhe në Spitalin e Gjakovës situata nuk është e lehtë. 35 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim, tetë të tjerë janë në pritje të rezultateve, kurse nëntë në pritje të testohen.

31 pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse dy në respirator.