Arbëri

Specialja fton edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së - Nazif Musliun

Një tjetër pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë ftesë sot nga Gjykata Speciale në Hagë.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës, ka njoftuar përmes facebookut, se Nazif Musliu, është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Nazifi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm”, ka shkruar Gucati.

Sot gjatë ditës u bë e ditur se Specialja ka ftuar edhe Latif Gashin, ish-deputetin e PDK-së.