Arbëri

Konfirmohet vdekja e një punëtori në Telekom, nuk dihen shkaqet

Descriptive Text

Një punëtor i Telekomit të Kosovës ka vdekur dje në vendin e tij të punës. Këtë e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i kësaj ndërmarrjeje, Fadil Lepaja.

Ndërkaq ende nuk dihet për shkaqet e vdekjes së tij.

Në një postim në Facebook, Federata Sindikale e PTK-së ka bërë të ditur se H.H. ka qenë teknik në Telekom.

Sipas tyre të gjitha organet kompetente kanë qenë në vendin e punës për zhvillimin e ekzaminimeve dhe procedurave të tyre, ndërkaq thuhet se janë në pritje  të konfirmimit për rrethanat e vdekjes

“Me pikëllim të thellë, dje me datë 18.08.2020 morëm lajmin tragjikë të vdekjes së parakohshme në vedin e punës të Halim Hajdari (1966 – 2020). Halim Hajdari ka qenë teknik i dalluar në MDF/Prishtinë, i cili me përkushtimin dhe punën e tij nga viti 2000 ka dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e Telekomit. Telekomi i Kosovës nga dje, ka mbetur pa njërin nga Tekniket më profesional, ndërsa koleget dhë shokët kanë humbur mikun më të mire”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Vdekja është cilësuar si e dyshimtë.