Arbëri

Ministritë kërkojnë funksionalizimin e Ligjit të Zyrtarëve Publikë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Xhavit Rexhaj dhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, janë takuar për Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Në takim u vlerësua se në fazën ku gjendet Administrata Publike, është e nevojshme të ndërmerren masa dhe veprime nga të cilat rrjedhin obligime sa i përket marrëdhënies së punës së disa kategorive të zyrtarëve publikë, përkatësisht nëpunësve të shërbimeve publike në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe mirëqenies sociale.

Aty u vendos që bashkë të mobilizohen për bashkërendim të aktiviteteve për hartimin e akteve që rregullojnë këtë fushë për ta vënë në funksion këtë ligj, me qëllim të plotësimit të nevojave të gjitha resorëve qeveritare, kanë njoftuar nga MPB.

Ligji për Zyrtarët Publikë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të datës 9 korrik, është shfuqizuar pjesërisht, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur në fuqi.