Arbëri

S’ndalen sulmet e Serbisë, Kosova kërkon aktivizimin e faktorit ndërkombëtar

Ndonëse kanë kaluar 5 muaj prej kur institucionet kosovare ishin dorëzuar përballë presionit ndërkombëtar për heqjen e tarifës 100% ndaj produkteve serbe, Serbia në anën tjetër po vazhdon sulmet e fushatën agresive kundrejt Kosovës. 

Përgjatë 2 javëve të fundit janë shënuar dy raste kur ish-ushtarë të UÇK-së janë ndalur në kufi të shteteve të ndryshme, si pasojë e një liste që Serbia ka dërguar në INTERPOL.